Telegrafi

Fatmir Rexhepi i LDK-së thotë se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, sot bëri të ditur se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen së shpejti.

Ai në Kuvend ku po diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2021 tha se do të votojë pro buxhetit.

“Duhet të ecim një hap ma tutje, në mënyrë që kriza institucionale dhe politike të mos thellohet nga ana jonë si parlament… Dua të ju falënderoj juve si parlamentarë, nuk do të bëj asnjë marketing, pasi që në zgjedhjet e ardhshme unë nuk do të jem kandidat për deputet. Ju falënderoj për bashkëpunimin”, tha Rexhepi.

Ndryshe, Rexhepi, deputet nga radhët e LDK-së nuk kishte marrë pjesë në seancën ku ishte votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.