Site icon Telegrafi

Fatmir Mexhiti thotë se do të ketë punësime të reja në institucionet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se po shqyrtojnë mundësinë për punësime të reja në institucionet shëndetësore të vendit.

Mexhiti nuk tregoi se kur dhe çfarë kuadro do të punësohen, por tha se kanë kërkuar nga institucionet që të dërgojnë të dhëna për mungesën e kuadrit.

“Kemi kërkuar nga të gjitha institucionet në Maqedoni që të na dorëzojnë, sa janë nevojat, kërkesat, për çfarë zgjidhje kadrovike, të ketë në këtë edhe sistematizim, të ketë funksionalitet, për këtë nuk mund të shpejtojmë aq dhe normalisht duke e ditur gjendjen financiare të shtetit, normalisht që duhet të adaptohemi edhe me këtë. A do të ketë punësime? Po do të ketë, por nuk mund të them se nesër do të jenë të njëjtat”, tha mes tjerash Mexhiti.

Exit mobile version