Fatmir Matoshi është caktuar ushtrues i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas dorëheqjes së djeshme nga Albena Reshitaj.
Matoshi i cili sikurse Reshitaj vjen nga Aleanca për Kosovën e Re, e ka konfirmuar lajmin për klankosova.tv.
Ndërkaq, i pyetur nëse është marrë vendim për njeriun që do ta pasojë Reshitajn në këtë post, ai tha se një vendim nuk është marrë ende, ndërsa atë do ta marrë Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ministrja mbrëmë la këtë post duke e arsyetuar këtë vendim me shkaqe personale.