Telegrafi

Fatmir Limaj, përfundimisht i pafajshëm për rastin “Kleçka” (Dokument)

Gjykata e Apelit ka shpallur përfundimisht të pafajshëm Fatmir Limaj lidhur me rastin e ashtuquajtur “Kleçka”.

Pas këtij vendimi, të cilin e ka siguruar Indeksonline, Limaj triumfon përfundimisht ndaj ndjekjes shumëvjeçare si i dyshuar për krime lufte.

Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, konfirmohet aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 17 shtator 2013, duke u hedhur poshtë ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas përllogaritjeve të Indeksonline, Limajn deri me tash e kanë gjykuar mbi 20 gjyqtarë ndërkombëtarë, duke e rikonfirmuar pafajësinë e tij.