Telegrafi

Fatmir Limaj pëlqen Unikkatilin

Fatmir Limaj ka qenë mysafir në emisionin Natën me Fatmir Spahiun, ku është përgjigjur në pyetje të ndryshme të nikoqirit.

Njëra prej pyetjeve ishte se a e pëlqen reperin Viktor Palokaj të njohur si Unikkatil.

Përgjigja e deputetit të Kuvendit të Kosovës ishte ‘po’, por jo vetëm për tekstet e këngëve.

Por, Limaj e vlerëson për faktin se përkundër se Rebeli dhe disa anëtarë të labelit të tij jetojnë jashtë Kosovës, ata janë vazhdimisht në rrjedha me atë që ndodh këtu. /Telegrafi/