Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se Qeveria nuk do të shpërbëhet pavarësisht largimit të Listës Serbe.
Ai në emisionin Debat D Plus, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se Kushtetuta e Kosovës i parasheh dy momente se si mund të rrëzohet Qeveria.
“Mund të rrëzohet pëmres mocionit, me 61 vota. Dhe e dyta është kur kryeministri ofron dorëheqje. Nuk ka moment tjetër kur mund të bie Qeveria”, ka shtuar Limaj.
Ai ka thënë se largimi i Listës Serbe nuk do të ndikojë që kjo Qeveri të bie, duke shtuar se do të vazhdojnë të qeverisin me vendin.
“Nëse pyesin se a është e vështirë, atëherë pa diskutim se po, sepse duhet konsensus për temat nacionale. Madje, tash duhet angazhim i kryeministri dhe neve tjerëve për të kontaktuar me opozitën”, ka shtuar Limaj. /Telegrafi/