Telegrafi

Fatmir Limaj e di kush është autor dhe implementues i skenarit të polemikave Kosovë-Shqipëri! (Video)

S’mundesh me qenë patriot në Beograd, përderisa e shkatërron vendin tënd – si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën.

Kështu shprehet kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.

Ai ka thanë se disa njerëz në Kosovë janë xhelozë se kush po e merr primatin e shqiptarëve në rajon. Sipas tij, polemikat Kosovë-Shqipëri nxiten direkt nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ata që merren me këto debate kanë interesa personale”, ka thënë ai, duke shtuar se Thaçi si “implementues i këtij skenari”, këtë lojë e bën nga xhelozia.

“E, në fund, ai del si zgjedhës i problemit, duke djegur të vegjlit. Qëllimi është të jetë ai i pari që normalizon raportet me Serbinë”, shtoi Limaj. /Telegrafi/