Site icon Telegrafi

Fatmir Limaj anëtarësohet zyrtarisht si tifoz i Penya Kosovar del Futbol Club Barcelona

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është edhe zyrtarisht një anëtar i tifoz grupit Penya Kosovar del Futbol Club Barcelona.

Limaj njihet i tifoz i këtij klubit madje së fundmi ai ka përcjell edhe nga afër ndeshje të Barcelonës.

Ai madje ishte takuar edhe me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.

“Zëvendës/Kryeministri i Kosovës, z. Fatmir Limaj, një adhurues i madh i futbollit dhe FC Barcelona, që nga sot edhe zyrtarisht anëtar i Penya Kosovar del Futbol Club Barcelona!”.

“Mirë se vini në familjen më të madhe të fansave në botë, z. Limaj! Penya Kosovar del FCB që nga sot do ta ketë edhe një mbështetje më të madhe! E kemi thënë – MES QUE UN CLUB, MES QUE UNA PENYA!”, thuhet në njoftimin e këtij tifo grupi.

Kartela e anëtarësimit Fatmir Limjat i është dhënë nga i pari  i tifo grupit, Adnan Ahmeti. /Telegrafi/  

Exit mobile version