Telegrafi

Fatmir Hysenbelliu tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Axhelina Hadërgjonaj

Futbollisti dhe biznesmeni shqiptar, Fatmir Hysenbelliu dhe këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, ishin një nga çiftet më të përfolura në faqet rozë, madje edhe pas katër vitesh ndarje, vazhdojnë akoma të jenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Fatmiri ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ku në mesin e shumë qështjeve ai ka folur edhe për ndarjen nga ish-partnerja e tij.

Derisa kujtoi momentet e bukura pranë ish-të dashurës, Fatmiri i tha prezantueses Ester Bylyku, “Por mos më pyet ‘A do ktheheni bashkë’, sepse besoj se kur një gjë mbyllet, nuk duhet të hapet më, sepse jeta vazhdon përpara”.

Fatmir Hysenbelliu (Foto: YouTube)

Ester Bylyku: Ju mbetët miq, për respekt të kohëve që keni kaluar? Apo thatë, mbase po të vazhdojmë kontaktin, nuk i dihet se çfarë mund të ndodh më vonë, pra i latë një gjysëm dere hapur njëri-tjetrit?

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fatmir Hysenbelliu

Fatmir Hysenbelliu: Jo, nuk ka qenë ashtu. Ne kemi patur një ndarje shumë normale. Nuk kemi patur një ndarje që jemi zënë, ose ka patur diçka madhore. Thjesht, distanca dhe shumë faktorë të vegjël, jo diçka e madhe. Shumë çifte ndahen prej tradhëtisë apo gjëra të tjera. Nuk ka qenë asnjë nga këto faktorë, thjesht distanca. Dhe ne e kishim xhan njëri-tjetrin dhe akoma e kemi, ndaj kemi mbetur miq.

Veç Anxhelinës, Hysenbelliu shoqërohet me shumë yje të Hollywoodit, madje u raportua se ka qenë në lidhje edhe me aktoren Pamela Anderson. /Telegrafi/