Telegrafi

Fatmir Hysenbelliu posedon 150 palë këpuce dhe çmimet e tyre janë të majme

(Foto: Instagram/fatmirhysenbelliu)

Të gjithë bëhemi kuriozë kur vjen fjala të kontrollojmë gardërobën e dikujt. Ajo çka na tërheq interesimin janë pikërisht çmimet.

Këtë të shtunë Pop Culture ka qenë në shtëpinë e Fatmir Hysenbelliut, i cili i ka treguar Kildës koleksionin e këpucëve të tij, transmeton Top Channel.

Në gardërobë ndodhen rreth 150 palë këpucë dhe Fatmiri ka rrëfyer se cilat janë më të shtrenjtat, të lirat apo të preferuarat e tij.

(Foto: Screenshot/Top Channel)

Cilat janë këpucët më të shtrenjta, është pyetur ai dhe Fatmiri ka treguar një palë çizme Gucci, të cilat më së shumti përdoren nga njerëzit që bëjnë hipizëm. Pop Culture ka zbuluar se këto çizme kushtojnë plot 1.200 dollarë (1.100 euro).

Më tej, Hysenbelliu ka rrëfyer se i ka ndodhur të blejë një palë këpucë me numrin 40.5, ndonëse numri i tij i këmbës është 42 dhe e ka bërë këtë vetëm se i kanë pëlqyer shumë.

(Foto: Screenshot/Top Channel)