Fatmir Gashi një prej themeluesve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me ekspert të tjerë, ka marrë përsipër hartimin e Programit Ekonomik 2021-2025, ku pjesë do jetë projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliard euro për vitin 2021.
Gashi me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, Kosova ka nevojë për më pak politikë e më shumë punë konkrete.
“Kosova ka nevojë për më pak politikë e më shumë punë konkrete. Paraja duhet kthyer tek qytetari, taksapaguesi dhe ndërtuesi i shtetit. Në shtëpinë që e kemi themeluar bashkë në vitin 2000 AAK, po punojmë intensivisht në Programin Ekonomik 2021-2025, që pjesë përmbajtjesore dhe prioritare do ta ketë projektin për Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliard euro për vitin 2021. Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike dhe benefite të tjera”, ka shkruar Gashi.
Ai po ashtu ka konfirmuar mbështetjen e tij të plotë për kandidaturën e AAK-së për kryetar të Pejës, Arbër Grabovcin.