Telegrafi

Fatmir Gashi: Kur Peja flet për biznes, qytetet tjera duhet të mbajnë shënime

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi ka vizituar Kompaninë “Bibita Group” dhe Fabrikën e mobileve “Karagaç MK”, ku është ndjerë i lumtur me suksesin që kanë arritur këto kompani.

Postimi i Gashit në Facebook:

E kam thënë dy ditë më parë dhe ja dëshmia e radhës. Kur Peja flet për biznes, qytetet tjera duhet të mbajnë shënime.

“BIBITA GROUP” një rrëfim suksesi që nisi rrugëtimin në vitin 1991. Që prej atij viti të largët e deri më sot kjo histori suksesi shquhet si ndërmarrësi e nisur familjare, fillimisht nga kryefamiljari, tashmë i ndjerë kimisti Ymer Gruda.

Sot Labi, Graniti e Petriti ndjekin këtë rrugë me sukses. Nën logon BIBITA mbulohen tre kategori lëngjes me 10 brende të ndryshme në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare. Ky prodhim dhe plasim sot ka ndikuar edhe në uljen e papunësisë në Pejë. Çka duhet bërë ne. Mos ti pengojmë, tju hapim rrugë dhe ti mbështesim.

Peja ka shpirt sipërmarrës. Kjo dhe kompani të tjera nuk do të ndjehen vet pas 22 Tetorit. Komuna ka mjete, vetëm nuk duhet keqpërdorë.

Ajo në çfarë dua të jem i qartë është se vota që po e kërkoj, është votë për bashkëqeverisje me qytetarin, në këtë rast me biznesin.

Falëmnderit për pritjen.

Për Pejën e zhvilluar.

Vizita e radhës tek Fabrika e mobileve prodhuese ‘Karagaç MK’.

Storie suksesi. I impresionuar nga ajo që pashë këtu.

U pritëm nga haxhi Bajram dhe z.Ferhad Zeqiri, stafi dhe punonjësit e shkëlqyer.

Pas 22 Tetorit na pret punë e madhe sepse kemi një popullatë punëtore dhe të guximshme.