Komisioni Shtetëror për Zgjedhje nga 53 vendvotime të numëruar nxjer Fatmir Deharin duke prirë në Komunën e Kërçovës.
Nga 53 vendvotime të numëruara, Fatmir Dehari ka 53.61% ose 4.339 vota kundrejt Aleksandar Jovanovskit nga OBRM-PDUKM i cili ka 3.572 vota ose 44.14%.
Ndryshe, më herët edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Kërçova është ndër komunat ku BDI ka korrur fitore.
Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/