Telegrafi

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në OEMVP (Dokument)

TV21 mëson se drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Fatmir Bytyqi, sot deri te Këshilli Drejtues i OEMVP-së ka deponuar dorëheqjen e tij.

Jozyrtarisht mësohet se Bytyqi ka vendosur për këtë vendim menjëherë pas nominimit të Kryetarit të kësaj Ode ekonomike (Nebi Hoxha) si propozim i OEMVP-së për kandidat për zv.kryeministër për çështje ekonomike në Qeverinë e re të Maqedonisë.

Lexo po ashtu Nebi Hoxha zv.kryeministër në Maqedoni?

Dorëheqja e Bytyqit, do të shqyrtohet ditën e enjte edhe nga Këshilli Drejtues i OMEVP-së. Më poshtë keni edhe letrën derguar keshillit drejtues te OEMVP-së.