Aktoren e njohur Beren Saat jemi mësuar ta shohim në shumë seriale turke, në rolet kryesore, si Fatmagyl, si Kosem e të tjera.
Ndërsa së shpejti do të jetë pjesë edhe e një projekti tjetër televiziv.
Është fjala për serialin “Kazino” i cili do t’i fillojë xhirimet gjatë muajit gusht.
Në këtë telenovelë Saat do të shfaqet përkah aktorit i cili është në kulmin e famës qoftë në Turqi ashtu edhe jashtë saj, Baris Arduç apo siç e njiohim si “Omeri” nga “Dashuri me Qera”.
Ky serial vjen me skenar nga Pinar Bulut dhe Kerim Deren dhe do të na rikthej në vitet e ’60-ta.