Në Amerikë gjatë shpërthimit në një minierë vdesin shumë njerëz, ndërmjet tjerësh edhe disa shqiptarë. Familjet e të vdekurve marrin si dëmshpërblim shuma të majme parash. Njëri prej të shpëtuarve kthehet nga kurbeti në Kosovë dhe gruaja e pyet se ku kishte qenë ai kur kishte ndodhur fatkeqësia.
“Isha në nevojtore jashtë minierës!”
Atëherë gruaja e bërë nervoz i thotë:
“Sa herë që është puna me marre pare ti gjithmonë shkon në nevojtore!”