Rrëfime prekëse janë bërë të ditura për momentet e fundit të viktimave të një rrëshqitjeje dheu që goditi ishullin italian të Ischia të shtunën.
Dhe një ndër to është edhe ai i një babait të një gruaje rreth të 30-tave që tregoi se si ajo i telefonoi për ndihmë kur toka filloi të “çahej” në kodrën sipër saj, por ai nuk ishte në gjendje ta shpëtonte, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Trupi i saj ishte një nga katër trupat e gjetur nga shpëtimtarët, por të paktën nëntë persona janë ende të zhdukur në ishullin pranë Napolit.
Bëhet fjalë për një ngjarje ku “përroi i baltës dhe mbeturinave” shkatërroi shtëpitë dhe “nxori” makinat në det.
Kjo pasoi pas ditëve të tëra me shi në Italinë jugore, por tani që moti është përmirësuar, shkalla e shkatërrimit po bëhet e qartë.
Dhe më shumë se 100 zjarrfikës, si dhe zhytës dhe njësi tokësore, janë vendosur në Ischia në përpjekje për të pastruar rrugët me mbeturina.
Ashtu si Capri aty pranë, Ischia, në Detin Tirren, është një destinacion pushimi për të huajt dhe italianët.
Nello Musumeci, ministri për mbrojtjen civile, i tha gazetës Il Messaggero se Italia kishte nevojë për një “plan kombëtar të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike” për të siguruar që ndërtesat dhe infrastruktura mund t’i rezistojnë fenomeneve gjithnjë e më të shpeshta si reshjet e dendura.
Qeveria ka miratuar një gjendje të jashtëzakonshme, duke caktuar një shumë fillestare prej 2 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive. /Telegrafi/