Telegrafi

Fatkeqësia e djaloshit “gur”: S’del nga shtëpia, sepse kanë frikë nga ai; s’prek gjë, sepse ka dhimbje të mëdha (Foto/Video, +16)

Një djalë tetëvjeçar nga Bangladeshi detyrohet që gjithë jetën ta kalojë i mbyllur në shtëpi, pasi që fëmijët tjerë frikësohen nga ai për shkak të pamjes, por edhe sëmundja e tmerrshme që nuk i lejon të prek asgjë pasi që shndërrohet në gur.

Mehendi Hasan refuzohet nga shoqëria për shkak të sëmundjes akute të lëkurës, e cila e shndërron atë në gur. Derisa fytyra e tij duket krejtësisht normale, pjesët tjera të trupit janë të mbuluara me një lëkurë të trashë që ia vështirëson ecjen dhe prekjen.

Komuniteti por edhe gjyshja e tij frikësohen nga ai, kurse sipas fjalëve të nënës së djaloshit ajo i bën thirrje qeverisë që të përpiqet të gjejnë një mjek që do t’i ndihmonte.

“Njerëzit e nënçmojnë, ata mendojnë se është i papastër për shkak të gjendjes së tij. Ai jeton pothuajse në arrest shtëpiak tash e tetë vite, pasi që njerëzit kanë frikë nga ai dhe e shajnë me fjalët më të këqija të mundshme. E urrejnë, askush nuk dëshiron ta shoh apo të hanë afër tij, madje as gjyshja e tij. I lutem shtetit që të më ndihmojë”, ka deklaruar nëna e tij Jahanara Begum.

Të gjitha këto e brengosin pa masë vogëlushin i cili për këto arsye qëndron i mbyllur në shtëpi.

“Djali im shpesh qanë nga dhimbjet e mëdha. Është e tmerrshme për një nënë të shikojë të birin duke vuajtur”, ka shtuar Jahanara.

Mehendi ka lindur i shëndoshë, por pas 12 ditëve prindërit e tij kishin vërejtur diçka në lëkurën e tij që asokohe duke si skuqje. Fillimisht mendonin se e kishte pickuar ndonjë mushkonjë, por pas disa muajve ajo filloi të zgjerohet në gjithë trupin.

Mjekët lokalë nuk kanë mundur t’i ndihmojnë, dhe nga nervoza prindërit i kanë ndërprerë tretmanin. /Telegrafi/