Telegrafi

Fatkeqësia e De Jongut në ndeshjen Barcelona – Napoli, sa e dhimbshme aq edhe qesharake

Tifozët e Barcelonës mbetën të befasuar kur panë Frenkie de Jongun me një fashë në dorë në përballjen ndaj Napolit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Mesfushori holandez hyri në fushë në gjendje të mirë, mirëpo pas disa minutash, atij iu dashtë të lidhte dorën e majtë.

De Jong luajti për 90 minuta në fitoren 3-1 ndaj skuadrës italiane, ku arritën të kalonin në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Pas ndeshjes, nëpërmjet rrjeteve sociale – mesfushori ka treguar se ai është thumbuar nga një bletë.

Çuditërisht nuk dihet se kishte arritur deri te ai momente, mirëpo dora e tij e majtë nuk dukej aspak mirë, me një të ënjtur të theksuar.

De Jong duke se edhe pse kishte dhimbje, e ka kaluar lehtë atë gjë dhe arriti të mbyllet takimin me sukses. /Telegrafi/