Festimet e titullit të Real Madridit ishin një rast i gëzueshëm të dielën, pasi lojtarët u bashkuan me tifozët e tyre në Cibeles.
Një nga personazhet kryesore ishte Eduardo Camavinga, por pasditja e tij kishte një anë të pafat.
Trajneri Carlo Ancelotti deklaroi se ishte ‘ëndrra’ e tij të kërcente me Camavingan, dhe francezi e bëri realitet ëndrrën e tij, megjithëse ndodhi një incident.
Sapo doli nga skena, Camavinga shkoi për të festuar fansat pranë tij, dhe derisa po afrohej, ai shkeli në jashtëqitjet e kuajve, me të cilët policët ishin në detyrë për të ofruar siguri.
Natyrisht, shakaxhiu i skuadrës Antonio Rudiger nuk ishte shumë larg skenës dhe e shijoi shumë fatkeqësinë e Camavingas, në të qeshura të mëdha. /Telegrafi/