Tre punëtorë të termoelektranës së Manastirit janë helmuar me monoksid karboni, në fatkeqësinë që ka ndodhur sot në këtë termoelektranë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç merr vesh agjencia e lajmeve META, punëtorët kanë qenë duke punuar në riparime të bllokut të parë, pra kanë qenë duke salduar tubacionet.
Policia e Manastirit ka njoftuar se tre punëtorët kanë thithur monoksid karboni dhe janë dërguar në klinikën e Manastirit, pa vetëdije. Punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/