Telegrafi

Fatkeqësi në momente romantike, burri bie nga varka gjatë kohës sa i propozonte martesë të dashurës

Një burrë i cili po i propozonte të dashurës së tij përballet me disa skena të papritura.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, burri i cili nuk u identifikua, po qëndronte në pjesën e prapme të një varke të palëvizshme, ndërsa gruaja ishte e ulur tek një varkë tjetër.

Momenti përrallor shndërrohet papritur në një ngjarje qesharake për dy të dashuruarit.

Varka ku po qëndronte gruaja, u ndez papritur për t’u larguar me shpejtësi. Në ato çaste i dashuri i saj i cili po qëndronte në anën tjetër, u rrëzua dhe ra në ujë.

Videoja e cila u bë virale në mediet sociale, ishte shpërndarë në TikTok, me që rast  mori dy milionë shikime. /Telegrafi/