Site icon Telegrafi

Fationa Kasapi fiton medaljen e artë në Athinë

Fationa Kasapi ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniorë në Athinë. Ajo të dielën në kategorinë deri 57 kilogramë, e mposhti në finale turken Aysenur Karadag.

Xhudistja pejane e ka dominuar finalen, ndërsa vetëm pak sekonda para fundit realizoi hedhje për “Waza-ari”.

Në Athinë, Fationa filloi me fitore ndaj izraelites, Daniella Zaguri, më pas e mposhti polaken Oliwia Watorek, ndërsa në gjysmëfinale ishte më e mirë se francezja Maelenn Cotard.

Për 20-vjeçaren është medalja e parë në konkurrencën e junioreve, në garat e nivelit të lartë.

Ajo vlerësohet shpresë e madhe e xhudos, ndërsa së shpejti pritet të testohet edhe në nivel senior.

Në Kupën Evropiane në Athinë kanë garuar 300 xhudistë nga 27 shtete të ndryshme.

Për Kosovën medalje të bronztë fitoi Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kilogramë. Ndërsa Debora Gjakova, Dardan Cena, Loris Sharapolli dhe Rios Kuka mbetën pa medalje.

Exit mobile version