Boshkovski u paraqit në ditëlindjen e Mbretëreshës ku mbrëmë u organizua nga Ambasada britanike në Shkup. Ai, kur e ka vërejtur prokuroren Katica Janeva, ka thirrur “Motra Katica” dhe ka shkuar te ajo për ta përshëndetur. Ka shtrënguar duart edhe me prokuroren Fatime Fetai, e cila i ka thënë atij “Është mirë që dole”, i ka përshëndetur dhe është larguar, transmeton Telegrafi Maqedoni nga ‘SDK‘.
Kjo është paraqitja e parë publike e Kryetarit ‘Të Bashkuar për Maqedoninë’ Boshkovski. Ai doli nga burgu më tre qershor dhe kërkoi që të mos shqetësohet nga mediat dhe njoftoi se do të përmbahet nga deklaratat publike. Boshkoski është parë dhe ka biseduar me ambasadorët e Britanisë dhe SHBA në Maqedoni, Charles Garrett dhe Jess Bailey. /Telegrafi/