Fatime Fetai ka bërë revolucion në Maqedoni duke ngjallur shpresën për qytetarët se pushteti nuk është i paprekshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nëpër media të ndryshme në gjuhën maqedone qarkullojnë disa fotografi ku shihet Fatime Fetai e veshur si heroinë nga filmi Troja. Gjithashtu shihet edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski, Elizabeta Kamçeva-Milevska dhe Prokurori Publik Marko Zvërlevski.
Me veshjen e njejtë shihet edhe kolegja e Fetait, Lençe Ristevska./Telegrafi/