Prokurorja Fatime Fetai ka shigjetuar Sasho Mijallkovin, i cili ka qenë drejtor i DSK-së, në kohën kur është arrestuar Ljube Boshkovski. Ajo ka cituar edhe urdhrin me të cilin Mijallkov ka urdhëruar policët “Alfa” që gjatë arrestimit të Boshkovskit të shkaktojnë edhe dëm shpirtëror ndaj tij.
Fetai ka cituar edhe disa fraza që janë përdorë gjatë arrestimit të Boshkovskit:
“Shtrine në tokë”, “Në tokë të arrestohet”. “Shefi na tha se 8 vite burg do të fitosh”, “Ta q*fsha gruan”. I ka vendosur edhe revole në fytyrë.
Fatime Fetahi i drejtohet opinionit publik në gjuhën shqipe!
Posted by Telegrafi Maqedoni on Monday, March 28, 2016
Fatime Fetai ka thënë se për këtë rast PSP ka ngritur 7 padi penale për të punësuar në njesitin Alfa. As rasti ”Monstra” ende nuk është në duart e PSP-së./Telegrafi/