Telegrafi

Fatime Fetai heton ndërtimin e përmendores së Aleksandrit të Madh

Katër lëndë në kuadër të projektit “Shkupi 2014” nga Komuna Qendër me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike janë marrë për hetim. Prokurorja Speciale Lençe Ristovska për Tv Shenja, konfirmoi se PSP ka marrë katër lëndë të cilët janë në procedurë parahetimore.

Sipas komisionit revizor të komunës Qendër është vërtetuar se bëhet fjalë për parregullsitë në lidhje me ndërtimin e përmendoreve “Ushtari në Kalë”(Aleksandri i Madh), “Ushtari’ (Filipi i dytë), Car Samoill dhe Metodija Andonov-Çento.

Për projektin “Shkupi 2014” deri tani janë shpenzuar mbi 600 milion euro./Telegrafi/