Site icon Telegrafi

Fatih Terimin e pret shkarkimi nëse nuk fiton kundër Kosovës

Turqia do të takohet sot me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018 në stadiumin Antalya Arena.

Kombëtarja turke ka vetëm dy pikë, përkatësisht një më shumë se përfaqësuesja kosovare pas tre ndeshjeve.

Lexo po ashtu Terim lë jashtë kombëtares sulmuesin turk më në formë në Evropë (Foto)

Kjo ka bërë që të shtohet presioni në drejtim të trajnerit Fatih Terim, i cili do të shkarkohet nëse nuk merr tre pikë kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.

Madje, edhe nëse fiton kundër ‘Dardanëve’, Terimi për të mbetur trajner i kombëtares do të duhet t[ fitojë edhe në tre ndeshjet e radhës, ku Turqia do të takohet me Finlandën (vendas), Kosovën (mysafir) dhe Ukrainën (mysafir).

Lexo po ashtu Në stadiumin ku luhet ndeshja Turqia-Kosova, luan ish-ylli i Interit dhe Barcës (Foto)

Ndryshe, raportohet se tashmë 63-vjeçari ka arritur një para-kontratë me skuadrën e Galatasarayt, ku pritet të merr drejtimin e gjigantit pas largimit prej kombëtares së futbollit të Turqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version