Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.
Fatih Terim, trajneri i kombëtares turke, ka pohuar se Kosova në pjesën e parë na vështirësoi ndeshjen me mbrojtje të ngjeshur.
“Ishim të detyruar të fitojmë. Kjo fitore na rehatoj dhe se kemi shumë ndeshja përpara. Çdo ndeshje duhet të përgatitemi. Kroacia është ekip më i përgatitur. Jemi munduar të shënojmë, por formacioni i ngjeshur i Kosovës na vështirësojë në pjesën e parë. Por, në pjesën e dytë realizuam gol pas ndryshimeve në pjesën e dytë”, tha Terim, raporton Telegrafi.
‘Imperatori’ ka thënë ndër të tjerash se Kosova do të luajë më mirë në të ardhmen dhe këtë e ka dëshmuar edhe në ndeshjen me Ukrainën.
“Kosova do të luajë më të mirë në të ardhmen. Ne e kemi parë ndeshjen me Ukrainën dhe e kemi ditur se si luajnë. Në këto lloj ndeshje duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe hapësirë. Goli i hershëm na rehatoi dhe ne fituam tre pikë të rëndësishme”, tha Terim.
Ndryshe, pas kësaj fitore Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/