Turqia arriti të kualifikohej në këtë Europian në një mënyrë dramatike, pasi u kualifikua si e treta më e mirë vetëm në sekondat e fundit të eliminatoreve.
Gjithsesi, tani që kombëtarja e Fatih Terim pret të luajë ndeshjen e saj hapëse të grupit, trajneri gjen spunto nga një prej protagonisteve të tjera të ashtuquajtura “të vogla”, pikërisht Shqipërinë.
Me sa duket, “Perandori” e ka ndjekur me shumë kujdes duelin mes kombëtares sonë dhe Zvicrës, ku paraqitja jonë i ka bërë jo pak përshtypje atij: “Turqia duket sikur ka një jetë që përgatitet për këtë Europian, sepse realisht na mungonte shumë një pjesëmarrje në të tilla nivele.
Pas disa vitesh, ku më shumë kemi menduar për t’i bërë keq vetes sesa për ta ndihmuar njëri-tjetrin, besoj se më në fund kemi një grup lojtarësh që ecim të gjithë në të njëjtin drejtim dhe e presim me entuziazëm këtë turne. Jemi në një grup të vështirë, pa dyshim, sepse do ta nisim me Kroacinë, ndërsa më pas na presin Spanja dhe Çekia, skuadra me shumë traditë, por që kurrsesi ne nuk duhet të stepemi përpara tyre, përkundrazi.
Një Europian nuk është si një kampionat, pasi koha për të rikuperuar nuk ka. Në një turne si ky vendosin detajet, edhe ato më të vogla madje. E patë se si fitoi Franca, me një gol të Pajet në sekondat e fundit dhe me një gjuajtje në dukje pa pretendime? Apo sot (dje) e ndoqët Shqipërinë me Zvicrën?
Nëse Cana nuk do të ishte përjashtuar me karton të kuq, pa dyshim që rrjedha e atij takimi mund të kishte shkuar ndryshe…
Prandaj, të gjitha këto fakte që kemi parë në këto dalje të para duhet të na shërbejnë si shembull për të luftuar dhe për të mos u dorëzuar, por mbi të gjitha për të luajtur të përqendruar, edhe pse e nisim si jo favoritë përballë Kroacisë”, përfundoi Terim.