Site icon Telegrafi

Fatih Terim kritikon ashpër katalonasit

Fatih Terim ka kritikuar ashpër mediat katalonase shkaku i Arda Turanit.

Terim insiston se mesfushori turk është një lojtari i dobishëm, por shkaku i pritjes prej gjashtë muajsh i duhet kohë që të përshtatet me stilin e lojës së Barçës.

“Mediat në Spanjë nuk kanë qenë të drejta për Arda Turanin. Gjashtë muaj ka humbur kohë dhe se ai shumë shpejt do të reflektojë”, ka thënë Terim.

“Arda është mirë fizikisht dhe mentalisht. Ai nuk është vetëm kapiteni i kombëtares, por edhe një lojtar shumë i veçantë për ekipin. Shtypi e ka ekzagjeruar me kritikat e tyre”, përfundoi Terim. /Telegrafi/

Exit mobile version