Fatih Terim ka kërkuar përqendrim maksimal të lojtarëve për ndeshjen me Kosovën.
Trajneri i kombëtares turke Terim ka pohuar se duhet lënë pas incidentin e Arda Turanit dhe fokusi të jetë në takimin e së dielës, ku Turqia do të luajë kundër Kosovës.
“Ne kemi kaluar shumë vështirësi. Tani kemi provimin e Kosovës” , tha ai duke shtuar “Duhet të fillojmë të mendojnë për kundërshtarin. Unë dua që të gjithë të jenë të ndjeshëm në këtë drejtim. Ne duhet t’i përgjigjemi me lojë të bukur në fushë kësaj atmosfere të zymtë që na kapluar”, tha ai.
Theksojmë se futbollisti i Barcelonës është pensionuar prej kombëtares pas një zënke me gazetarin Bilas Mese gjatë fluturimit me aeroplan për në shtetin slloven.
Përfaqësuesja kosovare dhe Turqia do të takohen në stadiumin shkodran të Loro Boriçit me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/