Përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, ka folur sot për ndeshjen Turqi – Kosovë, që luhet më 12 nëntor në Antalia.
Terim ka deklaruar se përveç fitores në këtë sfidë nuk kanë alternativë tjetër, derisa ka i ka dëshiruar shumë sukses Kosovës, të cilën e ka quajtur shtet vëllazëror.
“Fuqia më e madhe përkrahëse për neve do të jenë tifozët dhe me përkrahjen e tyre do ta marrim edhe këtë lojë me seriozitet ndaj Kosovës. Ne përkrahjen do t’ua kthejmë me fitore”.
“Prej tash i falënderoj tifozët, kurse shtetit tonë vëlla, Kosovës, i uroj suksese”, ka deklaruar Fatih Terim.
Turqisë i duhet fitorja medoemos për të mbetur në luftë për kualifikim.