Telegrafi

Fatih Karabaxhaku u mposht nga holandezi Oostwouder

Pingpongisti Fatih Karabaxhaku pësoi humbje nga holandezi me përvojë Ewout Oostwouder, në raundin e parë të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Karabaxhaku në këtë përballje është mposhtur 4:0 në sete.

16-vjeçari me të ardhme të ndritur, përkundër dëshirës dhe përkushtimit të Fatihut, nuk arriti të tregoj aftësitë e tij, në ndeshjen eliminuese.

Në garat individuale të pingpongut po marrin pjesë 48 pingpongistët më të mirë të Evropës, ndërsa Fatihi u ftua përmes vendeve të Univerzalitetit. /Telegrafi/