Fati i xeherores Kazandoll është në duar të Qeverisë e cila duhet të vendosë nëse referendumet në Bogdancë dhe Gjevgjeli do të thonë fund për punën e kompanisë Sardiç MC, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Ekonomisë thonë për Tv Telma se ka një dilemë pasi që është një rast i parë i këtij lloji, ndërkaq ligjet nuk thonë ndërprerje të marrëveshjes në këtë bazë.
Në këtë rast, çështja që lind është nëse ka mundësi që shteti të paguaj gjobë për kompaninë. Vendimet e referendumeve nuk kanë arritur ende në Ministrinë e Ekonomisë.
Sardiç MC ka refuzuar që të deklarojë se çfarë do të bëjnë, pra çfarë procedurash do të ndjekin rreth kësaj çështje, por thonë se kompania e tyre ka ndërmarrë të gjitha masat ekologjike dhe të sigurisë./Telegrafi/