Site icon Telegrafi

Fati tragjik i gjyshes dhe buzëqeshja e djaloshit që gjeti trupin e babait të tij (Video)

Mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit rrëfen për përjetimet e tij në kërkim dhe identifikim të trupave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kemi gjetur fëmijë, nëna shtatzëna… Një moment ka qenë edhe interesant po edhe i vështirë. Më duket në regjionin e Gjakovës, kur një të riu i identifikohet babai. Ishte diku 40-50 vjeç. Erdhën te morgu në Rahovec dhe e lëshoi një buzëqeshje të paartikuluar. Mbeta duke e shikuar. Kur e merr trupin dhe e sheh reagimin tim, thotë: ‘Doktor, të tregoj pse reagova ashtu. Vitin e kaluar më vdiq gjyshja. Gjyshi ka qenë i zhdukur në Luftën e Dytë Botërore. Nëse ka bo telefoni ose zilja, ajo ka thënë: Hë, erdh! Thjesht, gëzohem që nuk do ta përjetoj fatin e gjyshes time”, ka thënë Gërxhaliu. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=reKrqCg6sS8

Exit mobile version