Telegrafi

Fati i Qeverisë, i lidhur ngushtë me dialogun Kosovë- Serbi

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), po ashtu deputet i kësaj partie, Dukagjin Gorani, ka bërë me dije se fati i koalicionit qeverisës është i lidhur ngushtë me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se vazhdimi i këtij procesi përbën edhe arsyen kryesore të formimit të këtij koalicioni.

Për këtë arsye, sipas tij, nuk duket të ketë ndonjë interesim real, as lokal e as ndërkombëtar për rrëzimin e këtij koalicioni.

Gorani ka treguar se opozita parapëlqen mundësinë që kjo qeveri ta përmbyllë këtë proces nga frika se rezultati i tij do të jetë i pakëndshëm për vendin, kurse qeveria përpiqet ta shohë të kundërtën.

Dukagjin Gorani ka theksuar se qeverisja aktuale paraqet version paksa më të banalizuar të traditës së qeverisjeve të deritashme.