Ansu Fati do të rikthehet përsëri te Barcelona B, pasi gjysmë sezoni të kaluar tek ekipi i parë.
Drejtuesit e klubit katalunas kanë marrë vendim që ta dërgojnë Fatin tek ekipa B, me qëllim që ta ndihmojnë drejt arritjes së objektivave.
Pas pauzës prej dy muajsh, Barcelonës i janë rikthyer nga lëndimet sulmuesit Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.
Kjo ka bërë që Fati pas rikthimit të La Ligas në qershor do t’i ketë hapësirat më të limituara.
17-vjeçari pjesën tjetër të sezonit do të luaj për Barcelonën B e cila bënë gara në ligën e tretë spanjolle.
Qëllimi i klubit katalunas është që Barcelona B të ngjitet në La Liga 2 dhe janë pranë këtij objektivi.
Aktualisht Barcelona B ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 49 pikë, një më pak se lideri Castellon.
Fati pritet ta ndihmojë shumë Barçën B me përvojën që ka bërë në ekipin e parë gjatë këtyre tetë muajve.
E në repartin ofensivë, talenti i jashtëzakonshëm spanjoll te Barcelona B do ta ketë sulmuesin shqiptar Rey Manaj dhe kjo dyshe ka tani një punë të madhe për të shënuar gola që ta rikthejnë në La Liga 2 Barçën. /Telegrafi/