Telegrafi

Fati i keq i Cazorlas, tjetër lëndim dhe operim i detyruar: Nuk dorëzohem, do të kthehem të luaj futboll

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, është i detyruar që të futet edhe në një operacion pasi nuk është duke u ndjerë mirë pas operimit në ‘thembrën e Akilit”. 

Ai këtë operim e kishte kryer muajë më parë, ndërsa kishte marrë vëmendjen e medieve botërore, shkaku i plagës që i kishte shkaktuar këmba.

Tani 32 vjeç, spanjolli nuk ka shkelur në fushën e blertë që nga tetori i vitit 2016, kur u lëndua ndaj Ludogorets në Ligën e Kampionëve.

“Për shkak të shqetësimit në tendin që më ka mërzitur shumë ditëve të fundit unë duhet të futem përsëri në operim”, ka shkruar në Twitter.

Asnjëherë rehat me lëndime

“Unë do të duhet ta vonoj datën e rikthimit në fushë, por jam ende plot shpresë dhe i motivuar që të jem në gjendje të luajë përsëri futboll, pasi ky është pasioni im më i madh”.

Lexo po ashtu Dëmtimi që për pak e la Cazorlan pa një këmbë - Mund të mos luajë më kurrë futboll, por ai beson që do të rikthehet (Foto)

Cazorla tashmë ka kryer operacione të shumta, duke humbur edhe tetë centimetra të tendinës së djathtë.

Kjo ka ndodhur shkaku se ka pa pasur gangrenë kontraktuese në këmbë.

Një pjesë të lëkurës së dorës është dashur që ta heq për ta adaptuar në këmbë. /Telegrafi/