Telegrafi

‘Fati i keq’, shkaktar i shumicës së kancereve

Shkencëtarët nga Universiteti Johns Hopkins gjeti se mutacionet e rastësishme që ndodhin në ADN, kur qeliza ndahen, janë përgjegjës për dy të tretat e kancerëve.

Sipas hulumtimit, gjenet të tjerat të mbetura janë të lidhura me faktorët e mjedisit ose gjenet e trashëguara të dëmtuara.

Gjetjet sugjerojnë se kjo mund të jetë e vështirë për individët të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit duke ndryshuar stilin e jetës së tyre- por shkencëtarët paralajmërojnë se alkooli, pirja e duhanit dhe dietat e varfra mund të shtojnë “faktorët negativ” për kancer.

Profesori i këtij Universiteti, Bert Vogelstein, ka thënë se “të gjithë kancerët shkaktohen nga kombinimi i fatit të keq, mjedisit dhe trashëgimisë, dhe ne kemi krijuar një model se sa mund të ndikojnë këta tre faktorë në zhvillimin e kancerit.”

Njerëzit që jetojnë më gjatë, pavarësisht ekspozimit ndaj agjentëve që shkaktojnë kancerin nuk janë të bekuar me "gjene të mira", por fat të mirë, ka shtuar profesori. /Telegrafi/