Telegrafi

Fatbardhi mbijeton pasi që shkelet nga treni

Zyrtarët e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Huntsville të Alabamas kanë thënë se një vozitës i trenit ka vërejtur 61-vjeçarin Arnold Romine të shtrirë në udhëkryqin e binarëve me rrugën kryesore të trafikut. Dëshmitarët kanë thënë se vozitësi i ka rënë burisë dhe ka tentuar të ndalojë trenin.

Zjarrfikësit kanë thënë se deri në kohën kur treni me qymyr është ndalur, tetë vagonë veçmë kishin kaluar mbi trupin e Rominet.

Çuditërisht, ai kishte pësuar vetëm disa lëndime të vogla. Më vonë ai është trajtuar dhe liruar nga spitali i qytetit Huntsville.

Është e paqartë pse Romine ishte duke qëndruar i shtrirë në binarë.