Kosova ka marrë një lajm të mirë para përballjes me malin në Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Përfaqësuesja jonë dhe malazezët do të takohen më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.
Por, në këtë takim, Mali i Zi do të jetë pa njërin ndër lojtarët kryesor, Stefan Savic, që ka pësuar lëndim.
Mbrojtësi i Atletico Madridit u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 39-të në takimin ndaj Bullgarisë që e zhvilluan mbrëmë.
AS shkruan se lëndimi i Savic nuk është aspak i lehtë, diçka që i ka ndodhur shpesh në të kaluarën dhe se lojtari s’do të paraqitet të hënën kundër Kosovës.
Ai do të kthehet në Madrid për të vazhduar me procesin e rikuperimit.
‘Dardanët’ duhet të fitojnë patjetër ndaj Malit të Zi, sidomos pas fitores së mbrëmshme të Republikës Çeke 2-1 ndaj Anglisë. /Telegrafi/