Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Neymar nuk do të mund të paraqitet as në takimin e dytë ndaj Barcelonës.
Skuadra franceze kishte fituar 4-1 takimin e parë të zhvilluar në Camp Nou ndaj katalunasëve, aty ku braziliani nuk ishte i pranishëm.
Lojtari 29-vjeçar pësoi lëndim në fillim të muajit të kaluar, mirëpo PSG ia doli mbanë shumë mirë edhe pa të, duke befasuar Blaugranasit në shtëpi.
Medical update ahead of #PSGFCB📍https://t.co/YE0EffbdZV
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 9, 2021
“Neymar Jr u kthye në stërvitje të pjesshme me skuadrën javën e kaluar dhe do të vazhdojë të punojë përsëri në palestër individualisht. Një vlerësim i ri do të bëhet në ditët në vijim”.
“Juan Bernat vazhdon shërimin dhe punën e tij individuale”.
“Moise Kean mbetet në vet-izolim për shkak të COVID-19”, thuhet në njoftimin e PSG-së.
Parisienët do të jenë nikoqir të Barcelonës në takimin që zhvillohet nesër (e mërkure) nga ora 21:00 në stadiumin “Parku i Princave” në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/