Telegrafi

Fat në fatkeqësi për Barcelonën – Davies mungon në stërvitje te Bayerni

Foto: Bayern Munich/Twitter

Bayern Munich ka konfirmuar se Alphonso Davies ka munguar në stërvitjet e zhvilluara sot.

Mbrojtësi kanadez ka pësuar lëndim në muskulin aduktor, duke ndier dhimbje që i pamundësuan të stërvitej.

“Mund të konfirmojmë se Alphonso Davies ka lëndim në muskulin aduktor, dhe nuk mori pjesë në stërvitjet e sotme”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Ky padyshim që është lajm i hidhur për Bavarezët, pasi mbrojtësi ka qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të tyre në këtë edicion.

Barcelona dhe Bayern Munich do të takohet të premten e kësaj jave me fillim nga ora 21:00, gjersa kampioni i Bundesligës shpreson që Davies të mos ketë lëndim serioz. /Telegrafi/