Çdo gjë ndodh për një arsye he kjo thënie ka dalë të jetë e vërtetë për një tifoz.
Kjo vlen sidomos për një tifoz danez, David Nilsen, i cili në 28 gusht ishte duke ndjekur në Kopenhagë, superderbin Bronby-FC Copenhagen, kur gjatë nxehjes së skuadrave para ndeshjes një top i goditur pa dashje e goditi në kokë dhe e la thuajse pa ndjenja.
Tifozi fatkeq mori ndihmën e shpejtë në stadium dhe u këshillua që të kryente një skaner të kokës, për të parë nëse goditja e fortë kishte shkaktuar probleme serioze.
Për koincidencë, kontrollet mjekësore zbuluan një tumor në tru, që për fat ishte në fazën fillestare dhe me një operacion mund të hiqet, gjë që nuk do të ishte e mundur disa muaj më vonë.
Bronby-Copenhagen përfundoi 1-1, por tifozi fatlum doli i fituari.