Telegrafi

Fat i keq për Kosovën, skiatorja Era Shala thyen këmbën gjatë përgatitjeve

Fati nuk e ka përcjell skiatoren e re të Kosovës, Era Shalën, në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Përkundër vullnetit të madh të dëshirës për të garuar në një ngjarje të tillë, skitarja jonë me të ardhme të ndritur, sot theu këmbën gjatë përgatitjeve, një ditë para garës debutuese në sllallom të madh.

16-vjeçarja ishte duke u përgatitur në qendrën skitare “Les Diablerets” me trajnerët, Feim Kollçaku e Bujar Turjaka, kur theu këmbën.

Lexo po ashtu Parakalimi i Kosovës në LOD për të Rinj ‘Lozana 2020’

Menjëherë, në ndihmë i dolën forcat emergjente të mjekësisë zvicerane, të cilat e bartën me helikopter nga qendra skitare në spitalin më të mirë të Lozanës, CHUV.

Përveç Era Shalës, Kosova do të përfaqësohet edhe me djaloshin, Drin Kokaj.