Telegrafi

Fat i keq për Italinë, Spanja kalon në epërsi falë një auto-goli

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Italisë në rrethin e dytë në fazën e grupeve në Euro 2024.

Pjesa e parë u dominua nga spanjollët, derisa italianët bënin lojë agresive.

Por, fillimi i pjesës së dytë ishte me fat për Spanjën, pasi kaluan në epërsi falë një auto-goli.

Riccardo Calafiori ka realizuar auto-gol në minutën e 55-të, duke e çuar Spanjën në epërsi për 1-0. /Telegrafi/