Reperi legjendar Fat Joe ka humbur shumë peshë gjatë dekadës së fundit. Por ai thotë se definitivisht nuk do të largojë fjalën “i shëndoshë” nga emri i tij.
“Si biznes kam shpenzuar kaq shumë miliona e miliona dollarë për marketingun e Fat Joe, saqë nuk do të ishte e mençur të ndryshoja emrin tim tani”, tha ai.
Ndërkohë, reperi i famshëm tha se e ka fituar emrin me çmimin e disa ngacmimeve mjaft serioze.
“Unë u rrita në projekte ku nuk kishte filtër”, tha reperi 52 vjeç.
Duke krahasuar ushqimin me drogën, ai vendosi se kishte arritur në fund dhe iu përkushtua dobësimit me ndihmën e një trajneri personal.
Përveç regjimit të tij të stërvitjes, ai rregulloi dietën e tij dhe u përpoq të mbante jashtë syve ushqimin e dëmshëm në rast se i nënshtrohej tundimit
Joe humbi aq shumë peshë sa arriti të shpëtonte nga diabeti, nga i cili vuante ‘që kur isha 14 vjeç’.
Ai i tha Vlad TV se kishte hequr kryesisht karbohidratet përveç mëngjesit dhe në vend të kësaj ishte duke u mbështetur në ushqime të pasura me proteina si biftek, pulë të pjekur dhe karavidhe.
Joe është i martuar me Lorena Cartagena që nga viti 1995 dhe ata kanë tre fëmijë së bashku. /Telergafi/