Telegrafi

Fasulet për pacientët me probleme në stomak

Në një studim të botuar në revistën "Scandinavian Journal of Gastroeliterology" (Gazeta Skandinave e Gastroenterologjisë), disa shkencëtarë, në kërkim të ushqimeve me aftësi rregullatore të lëngjeve të stomakut, zbuluan se më efektivet ishin fasulet.

Pas këtyre rezultateve, shumica e mjekëve skandinavë u rekomandojnë pacientëve të tyre me probleme në stomak, sidomos atyre me ulcerë, të konsumojnë sa më tepër fasule.

Akoma më efektive janë fasulet e kuqe, të cilat u provuan si një nga ushqimet me aftësinë më të lartë në rregullimin e sekretimit të lëngjeve gastrike.

Disa ushqime të tjera me këtë aftësi të çmuar janë misri dhe orizi. /Telegrafi/