Site icon Telegrafi

Fasule me mish kofshe të tymosur – s’ka njeri që nuk e pëlqen

Foto: Shutterstock

Gjellë lëngshme dhe e shijshme

Recetë e provuar për fasule të lëngshme së cilës kofsha e tymosur i jep shije të veçantë! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 500 g fasule;
– 1 copë kofshë mishi të tymosur;
– 1 qepë e madhe;
– 2 – 3 fletë dafine;
– 2 karota;
– 2 thelpinj hudhre;
– kripë;
– piper;
– vaj;
– miell;
– spec të bluar;
– majdanoz.

Përgatitja:

Zhytni në ujë dhe lini të qëndrojnë gjatë natës.

Në mëngjes qitni në ujë të ftohtë dhe vloni në temperaturë të lartë. Derdhni atë ujë dhe zëvendësojeni me ujë tjetër.

Qëroni dhe grini qepën dhe karotën. Shtoni në fasule, shtoni edhe fletët e dafinës dhe lini të zihen.

Gjatë asaj kohe lani kofshën e mishit, qiteni në një tenxhere tjetër, qitni ujë të ftohtë deri sa të zhytet dhe kur të vlojë nxirreni kofshën ndërkaq ujin ruajeni.

Kalojeni kofshën në tenxhere me fasule dhe bashkë zieni derisa të zihet pothuajse deri në fund.

Bëni çervish me miell, spec të kuq dhe vaj në një tigan, pastaj qiteni në fasule i cili vlon.

Uleni zjarrin dhe ngadalë shtoni erëzat sipas shijes.

Dhe krejt në fund shtoni hudhrën.

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

Exit mobile version